DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Bebe Rexha e ftuar speciale në spektaklin , “American Idol”

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të jetë pjesë e episodit te ri special të spektaklit më të ndjekur të talenteve në Amerikë, “American Idol” në Hawai. 

Në këtë fazë të spketaklit janë kualifikuar gjithsej 24 talente, gjersa anëtarë të jurisë do të jenë: Katy Perry, Lionel Richie dhe Luke Bryan.
Pasi u morën të gjitha vendimet për 24 konkurrentët e fazës së radhës, juria zbuloi se kishte përgatitur një sirprize për ta, duke vendosur që një nga episodet e “American Idol” ta realizojnë në Aulani Resort të Disneyt, në Ko Alina, Hawaii.

Top 24 konkurrentëve u janë bashkuar mentorët si Bebe Rexha dhe Jimmie Allen.

“Unë jam e mahnitur. Secili prej tyre është më i mirë se tjetri”, pranoi Rexha në një video-promovuese të këtij episodi special të “American Idol”.

Bebe Rexha e ftuar speciale në spektaklin , “American Idol” 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *