DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Bebe Rexha flet për traditat shqiptare: Kur unë isha më e re vinin djem që më kërkonin dorën për martesë

Shpërndaje

Sot Bebe Rexha është një nga artistet më të famshme të muzikës me një karrierë ndërkombëtare. Edhe pse sot një nga artistet më të vlerësuara dhe më të pasura, dikur Bebe Rexha përveç dëshirës për t’u bërë një yll i muzikës, nuk kishte kushtet e mjaftueshme për ti bërë realitet ëndrrat e saj. Duket se një nga faktorët që ishte bërë pengesë për të (përveç kushteve ekonomike ) kishte qenë edhe tradita shqiptare e martesave në moshë të hershme.

Bebe në një intervistë që ka zhvilluar së fundmi ka treguar se mamaja dhe gjyshja e saj donin ta martonin atë në moshë të vogël sipas traditës shqiptare.

“Nëna ime është martuar 17-vjeçe, është një botë komplet tjetër. Gjyshja ime është martuar 15-vjeçe, domethënë e martuan të tjerë, vendosën të tjerë për të. Tashmë ka ndryshuar plotësisht, gratë kanë më shumë të drejta. Por kur unë isha më e re kishte djem që më kërkonin dorën për martesë. Ishte pjesë e kulturës. Tradita është e tillë”, është shprehur ajo.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *