DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Bebe Rexha improvizon kërcimin tradicional shqiptar në programin e njohur amerikan

Shpërndaje

Ndërsa ka qenë e ftuar në një nga emisionet e famshme në Amerikë ‘Glamour’, ku ka ndjekur ‘cover-at’ që fansat e saj kishin realizuar me këngët e saj, Bebe Rexhës i bëri përshtypje një fans nga Jordania, i cili kishte realizuar këngën e saj të famshme ‘Say my name’ me tarabuka. Sapo e dëgjoi Bebe filloi menjëherë të kërcejë dhe të shprehet se ky stil i kujton këngët dhe kërcimin tradicional shqiptar.

“Është sikur stil shqiptar, unë jam shqiptare dhe në bëjmë dasma të tipi ‘Opa, op op’. Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante dhe ndryshe”,është shprehur  artistja me origjinë shqiptare në video. Kjo sigurisht nuk është hera e parë që Bebe flet për veten dhe muzikën që ajo bën duke përmendur dhe promovuar sadopak Shqipërinë, artin dhe  kulturën tonë kombëtare. (Video fillon në minutën e 5-të).

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *