DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Bebe Rexha rrëfen fëmijërinë: Prindërit nuk kishin mundësi të më blinin as piano

Shpërndaje

Sot Bebe Rexha është një nga artistet më të famshme të muzikës me një karrierë ndërkombëtare. Edhe pse sot një nga artistet më të vlerësuara dhe më të pasura, dikur Bebe Rexha përveç dëshirës për t’u bërë një yll i muzikës, nuk kishte kushtet e mjaftueshme financiare për të realizuar ëndrrat e saj, përfshi këtu as mundësinë për të studiuar muzikë apo blerë një piano.

Në një intervistë të fundit për “Interview Magazine”, artistja me origjinë shqiptare ka treguar se si fëmijë kishte dashur të luante në piano, por prindërit e saj nuk kishin mundësi t’ia blinim.

“Doja shumë të luaja në piano, por prindërit e mi nuk kishin mundësi dhe nuk kisha se si ta mësoja. Instrumenti i vetëm që ishte falas për t’u mësuar në shkollë në ‘’New York City’’ ishte trumpeta. Ndjehesha aq e trishtuar sepse kisha proteza në dhëmbë. Gjithmonë e doja Gwen Stefani dhe No Doubt”, ka treguar Bebe Rexha për median e njohur. Ajo ka treguar se është shumë e lidhur me origjinën e saj dhe shqiptare. Bebe Rexha, do të publikojë më 7 maj albumin e saj më të ri, “Better Mistakes”, njëherësh të dytin në karrierën e saj.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *