Bebi numër 2 po vjen, e shoqja e kryeministrit Johnson në pritje të ëmbël
Shpërndaje

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij 33- vjeçarja Carrie Symonds u bënë prindër të një djali në prill të vitit të kaluar. Së fundmi, familja kryeministrore ka njoftuar se është në pritje të bebit numër 2.
E shoqja e kryeministrit britanik njoftoi në Instagram se është në pritje të ëmbël. Ky do të jetë fëmija i dytë për Carrie Johnson, dhe i shtati për Boris që ka pasur edhe dy martesa të mëparshme.
Carrie rrëfeu në postimin e saj edhe humbjen e një fëmije më parë për shkak të një aborti spontan, që e la atë zemërthyer. “Një fëmijë do vijë në jetë në dhjetor. Në fillim të këtij viti, përjetova dështimin e një foshnjeje dhe jam me fat që arrita të mbetem sërish shtatzënë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe që më dhuruat me mesazhet e eksperiencave të ngjashme”, ka shkruar ajo.
Ndryshe nga sa pritej, kryeministri britanik Boris Johnson u martua në fshehtësi më të fejuarën e tij Carry Symonds në fundin e muajit maj të këtij viti.
Dasma ishte një ceremoni private, ku të pranishëm ishin vetëm familjarë dhe u realizua në Katedralen e Westminsterit.