Bella Hadid rrëmbeu gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Kanë
Shpërndaje

Bella Hadid rrëmbeu gjithë vëmendje gjatë Festivalit të Filmit në Kanë dje.
Ylli i pasarelave botërore, mahniti në parakalimin në tapetin e kuq, teksa mbante në qafë një gjerdan prej bronzi, në formën e mushkërive të njeriut, dizenjuar nga projektuesi Daniel Roseberry për koleksionin Vjeshtë 2021 të markës Schiaparelli.
“Trompe l’œil” përshkruan iluzionin artistik si një detaj të pikturuar ose të sheshtë si një objekt tre-dimensional.Modelja mbante veshur një fustan me mëngë të gjata me një dekolte të prerë ulët.