Bella Hadid shihet në rrugët e New York me maskë mbrojtëse
Shpërndaje

Modelja e njohur, Bella Hadid, vazhdon të mbetet e komentuar për secilën lëvizje të saj.
Ajo së fundmi është parë duke shëtitur në rrugët e New York, ndërsa mbante edhe maskë mbrojtëse.
23-vjeçarja e cila mbante disa çanta me vete, kishte vendosur të shfaqet në publik gjatë festës së Pavarësisë së Amerikës.
Me një palë pantallona me ngjyrë kafe, ndërsa në pjesën e sipërme me një bluzë të bardhë, Bellas i theksoheshin edhe linjat trupore.
Ajo kishte vendosur t’i mbante flokët të lidhura lart kokës, teksa kishte përdorur nje makikazh minimalist.