Ben Affleck dhe e dashura e tij Ana de Armas raportohet se janë ndarë
Shpërndaje

‘’Us Weekly’’ raporton se Ben Affleck dhe e dashura e tij Ana de Armas janë ndarë.
“Ndarja ishte miqësore, por Ana ishte ajo që kërkoi ndarjen. Të dy nuk mund të zgjidhnin çështjet dhe kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre”. – ka thënë një burim pranë US.
Fituesi i ‘Oscar’, 48 vjeç, dhe aktorja, 32 vjeçe, xhiruan “Deep Water” së bashku përpara se të fliteshin se ishin në një romancë.
Dyshja filluan lidhjen në mars të vitit 2020 gjatë një udhëtimi për në Kubë. Të njëjtit më vonë u panë krah njëri-tjetrit edhe në Kosta Rikë.