DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ben Affleck zbulon arsyen e ndarjes me Jennifer Lopez, 20 vjet më parë

Shpërndaje

Ne nje interviste per nje show te njohur, Ben Affleck ka folur hapur dhe zbuluar për herë të parë arsyen e ndarjes së tij me Jennifer Lopez, gati 20 vjet më parë.

49-vjeçari sqaroi faktorët që çuan në ndarjen e tij me Lopezin në 2004, duke gjetur si shkaktar kryesor mediat dhe presionin publik qe shoqerohej romanca dhe daljet e tyre,

Sipas Affleck, i cili ishte në lidhje me Lopez nga viti 2002 deri në 2004, fundi i marrëdhënies së tyre të parë u shkaktua pjesërisht nga vëmendja e madhe mediatike.

“Unë do të thosha se vëmendja e medias ishte rreth 50% e asaj që shkatërroi marrëdhënien tonë”, ka thënë aktori, sipas “Entertainment Tonight”.

Një ditë para se të mbahej dasma e tyre, dyshja e famshme lëshuan një deklaratë në të cilën ata pranuan “vëmendjen e tepërt të medias” rreth dasmës së tyre të ardhshme dhe zbuluan planet për të shtyrë ceremoninë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *