DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Showbiz

BEYONCE VJEN ME ALBUMIN E RI “BLACK IS KING”

Shpërndaje

Momenti qe prisnin te gjithe fansat e Beyonce me ne fund erdhi.

Mbreteresha e Popit nxorri ne 31 Korrik  ne Disney +  albumin visual “Black is King” frymezuar nga “The Lion King”.

Albumi percjell gjithashtu edhe nje mesazh te rendesishem per gjithe boten duke vene ne qender te vemendjes eksperiencat dhe vlerat  e njerezve me ngjyre, qe sot kane perfaqesues dhe zera te fuqishem qe ndikojne dhe japin kontributin e tyre te pazevendesueshem ne cuarjen perpara te shoqerise.

Albumi mori nje vit per tu pregatitur dhe xhirimet jane kryer ne disa vende te ndryshme te botes ku perfshihen :

New York, Los Angeles, Africa Jugut, Africa Perendimore, Londer dhe Belgjike.

Gjithashtu veshjet qe u perdoren per albumin jane bashkepunime me disa nga stilistet me te mire  dhe vijne me nje shumelojshmeri ngjyrash,stilesh dhe tradita te vendeve ku dhe u kryen xhirimet.

Vete Beyonce eshte prononcuar per kete projekt me fjalet e meposhtme:

“Ky eshte projekti im i pasionit që kam filmuar, hulumtuar dhe redaktuar ditë e natë për vitin e kaluar. Unë i kam dhënë maksimumin tim dhe tani është e juaja … Ngjarjet e vitit 2020 e kanë bërë vizionin dhe mesazhin e filmit edhe më të rëndësishëm, pasi njerëzit nëpër botë fillojnë me një udhëtim historik. Të gjithë jemi në kërkim të sigurisë dhe dritës. Shumë prej nesh duan ndryshim. Unë besoj se kur njerëzit me ngjyre  tregojnë historitë tona, ne mund të zhvendosim boshtin e botës dhe të tregojmë historinë tonë reale të pasurisë së shpirtit … Me këtë album vizual, unë dëshiroja të paraqes elemente të historisë së njerezve me ngjyre dhe traditës Afrikane, me një kthesë moderne dhe një mesazh universal dhe çfarë do të thotë me të vërtetë të gjesh vetë-identitetin tënd dhe të krijosh një trashëgimi. ”

Bashkengjitur do te gjeni edhe nje galeri me disa nga veshjet qe Beoynce shfaqet ne album.

BEYONCE  VJEN ME ALBUMIN E RI “BLACK IS KING” 1BEYONCE  VJEN ME ALBUMIN E RI “BLACK IS KING” 2BEYONCE  VJEN ME ALBUMIN E RI “BLACK IS KING” 3BEYONCE  VJEN ME ALBUMIN E RI “BLACK IS KING” 4BEYONCE  VJEN ME ALBUMIN E RI “BLACK IS KING” 5

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *