DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Besiana Kadare dhe ambasadorja Kim vizitojnë shtëpinë-muze të familjes në Gjirokastër

Shpërndaje

Besiana Kadare, zëvendëpresidente e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka vizituar shtëpinë e lindjes në Gjirokastër e shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare e njoftoi vetë vizitën në Gjirokastër, duke theksuar përshtypjet nga kjo vizitë.

“Udhëtim interesant në shiritin e kujtesës ndërsa vizitoja për herë të parë aprtamentin ku u rrita gjatë Shqipërisë komuniste, tani i kthyer në një muze Shtëpia Kadare”, tha Besiana Kadare.

Po ashtu, Kadare shtoi se “Jam e gëzuar për të ndarë përvojën me shoqen dhe kolegen time ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim për të rrëfyer këtë pjesë të së kaluarës sonë”.

Besiana Kadare dhe ambasadorja Kim vizitojnë shtëpinë-muze të familjes në Gjirokastër 1

Besiana Kadare dhe ambasadorja Kim vizitojnë shtëpinë-muze të familjes në Gjirokastër 2

Besiana Kadare dhe ambasadorja Kim vizitojnë shtëpinë-muze të familjes në Gjirokastër 3

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *