DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

“BET Awards” do të nderoj Queen Latifah-n për arritje jetësore

Shpërndaje

Ylli i Hollywoodit, Queen Latifah, do të bëhet artistja e tretë më e re në moshë që do ta pranojë shpërblimin special “BET Award”, për arritje jetësore. Ky çmim do te vlerësojë kontributin e saj si performuese.
Queen Latifah është 51-vjeçare, por kjo konsiderohet një moshë relativisht e re për t’u nderuar me çmim për arritje jetësore.

Këngëtarja më e re e nderuar në të kaluarën ishte, Whitney Houston, e cila ishte vetëm 37-vjeçare kur iu nda ky çmim në vitin 2001. E dyta është, Mary J. Blige, e cila u nderua për arritje jetësore para dy vjetësh, kur ajo ishte 48-vjeçare.

“BET Awards” është një ceremoni shpërblyese e themeluar në vitin 2001 nga televizioni “Black Entertainment Television”, dhe ka për qëllim te festojë arritjet e afrikano-amerikanëve në muzikë, aktrim, sport dhe fusha tjera të showbizit. Edicioni i sivjetmë i kësaj ngjarjeje që vjen e organizuar nën tematikën, “Viti i grave afrikano-amerikane”, do të prezantohet nga aktorja, Taraji P. Henson më 27 qershor.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *