DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Beyonce dhe burri i saj, Jay-Z, janë yjet kryesorë të fushatës së markës Tiffany, “Për dashurinë”

Shpërndaje

Këngëtarja dhe burri i saj, Jay-Z, janë yjet kryesorë të fushatës së markës Tiffany, “Për dashurinë”, në vitin 2021.

Sipas Vogue, diamanti i çmuar i verdhë 128.54 karatësh që Beyonce ka rreth qafës është vendosur në një zinxhir të gjatë të projektuar me mbi 100 karat diamante. Kjo është gjithashtu hera e parë që diamanti është paraqitur në një fushatë reklamash.

Çifti pozoi para një pikture  Basquiat që u “rimodelua” për t’iu përshtatur ngjyrës blu dalluese të Tiffany.

Diamanti u pa për herë të fundit në publik në ‘Oscars 2019’ kur Lady Gaga e mbajti në tapetin e kuq. Ajo ishte e famshmja e parë që e vuri atë pas Audrey Hepburn, e cila mbante një diamant në fotografitë reklamuese për filmin, “Breakfast at Tiffany’s”.

Charles Lewis Tiffany, themeluesi i Tiffany & Co. zbuloi diamantin në Afrikën e Jugut më shumë se 140 vjet më parë, raporton Insider.

Beyonce dhe burri i saj, Jay-Z, janë yjet kryesorë të fushatës së markës Tiffany, “Për dashurinë” 1

Beyonce dhe burri i saj, Jay-Z, janë yjet kryesorë të fushatës së markës Tiffany, “Për dashurinë” 2

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *