Beyonce hap ne menyre madhështore mbremjen e “Oscars 2022”
Shpërndaje

Çmimet ‘Oscars’ u hapën me një performancë të një prej yjeve më të mëdhenj në planet: Beyonce.
Venus dhe Serena Williams ishin prezantueset e para në skenë, duke prezantuar performancën e këngëtares, nga e njëjta fushë tenisi në Compton ku mësuan sportin ku do te shkelqenin.
Beyonce dha një performancë të fuqishme të “Be Alive” nga Filmi “King Richard”, të cilin ajo e shkroi bashkë me Dixson.
Performanca e këngëtares ishte e para nga katër performancat të dielën e “Oscars”, Billie Eilish gjithashtu performoi këngën e saj të titullit nga filmi i James Bond “No Time to Die”, Reba McEntire performoi “Somehow You Do” nga Four Good Days dhe Sebastian Yatra këndoi “Dos Oruguitas” nga “Encanto“.