DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Biblioteka Kombetare e Kosoves, një thesar i çmuar i trashëgimisë kombëtare, rajonale dhe asaj botërore.

Shpërndaje

Biblioteka Kombetare e Kosoves  është themeluar në vitin 1944 nga Asambleja e lokalizuar në Prishtinë, me një mision që përfshinte dhe vazhdon të përshfijë përmbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë dokumentare dhe intelektuale të Kosovës.

Kjo bibliotekë njihet për stilin e saj të veçantë.

Biblioteka është dizajnuar nga arkitekti Kroat, Andrija Mutnjaković.

Biblioteka Kombëtare është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe koleksionet e saj janë një thesar i çmuar të trashëgimisë kombëtare, rajonale dhe asaj botërore.

Selia e Bibliotekës Kombëtare dikur ka qenë në Prizren.

Për shkak të rrethanave historike dhe politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, ka kryer funksionin nën praktikat dhe shtrëngesat e sistemit ideologjik e politik, duke u njohur me emra të ndryshëm, si: Biblioteka Krahinore, kur është themeluar më 1944 deri më 1952, Qendra Bibliotekare e KAKM-së (1956-1961), Biblioteka Popullore Krahinore (1961-1970), Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës e Metohisë (1990 – 1999).

Nga viti 1999, ky institucion qendror bibliotekar i Kosovës njihet me emrin: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, duke kryer funksionin si qendër e informacionit bibliotekar në nivel kombëtar, që mbledh, përpunon dhe ruan materialet bibliotekare me vlerë dokumentare për kulturën, artin dhe shkencën.

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës në Prishtinë, Kosovë është gjithashtu edhe një monument i trashëgimisë kulturore. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”, i miratuar me numër 3639.

E ndërtuar në vitin 1974 dhe e dizajnuar nga arkitekti Kroat Andrija Mutnjakovic, biblioteka si tërësi arkitekturore paraqet një kombinim të kubeve dhe kupolave dhe i takon tipit të arkitekturës të “regjionalizmit të ri”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *