“Billboard Hot 100” / The Weeknd thyen rekord me “Blinding Light”
Shpërndaje

The Weeknd ka thyer rekord në botën e muzikës, duke vulosur suksesin e tij në formën më të mirë të mundshme.
‘’Blinding Lights”, kënga e tij e lancuar në nëntor të vitit 2019, është bërë kënga e parë e cila ka qëndruar për një vit rresht në top 10-tëshen e toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”.
Këtë rekord më parë e mbante reperi Post Malone, i cili me këngën “Circles” kishte qëndruar në dhjetëshen më të mirë të toplistës “Billboard”, për 39 javë rresht.
“Blinding Lights” synon të thyejë rekordin e grupit “Imagine Dragons”, i cili me hitin e tyre “Radioactive” ka arritur t’i kalojë 87 javë në toplistën e 100 këngëve më të mira, nga viti 2012 deri më 2014.