DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Event

“Birdgerton” dhe “Squid Game” ndër më të nominuarit për ROSE D’OR AWARDS

Shpërndaje

Festivali Rose d’Or edhe këtë vit do të mbahet virtualisht pas rreth një muaji.

Hitet e ‘Netflix’, “Birdgerton” dhe “Squid Game”, janë ndër më të nominuarit mes listës së ngushtë të kandidatëve.

Lista u votua nga një juri prej 150 ekzekutivësh dhe producentësh kryesorë nga disa prej serialeve më të mëdha të 12 muajve të fundit.

“Bridgerton” së bashku me “Squid Game” janë në garë për çmimin e dramës

Kujtojmë se fenomeni “Squid Game”, nga ekranet dhe celularët ku ndiqet në “Netflix”, po përhapet edhe në fushën e financës, ose më mirë në ”xhunglën” ende të mistershme të kriptovalutave.

Shoqëria që prodhon serialin e njohur korean ka hedhur në treg të martën edhe një valutë virtuale, e quajtur pikërisht ”Squid”. Rezultati? Sukses domethënës.

‘’Squid’’ filloi me një vlerë 1 cent dhe për pak ditë ndodhet tashmë në kuotën e 3 dollarëve, me një rritje rreth 3000%, praktikisht një xhiro që kalon 200 milionë dollarët në pak orë.

Monedha nuk merr vetëm emrin e serialit, por do të veprojë me botën e ‘’Squid Game’’.

Mund të shkëmbehet me dollarë dhe euro, por mund të përdoret edhe për blerjen e monedha virtuale “token” që do të jenë të nevojshme për të luajtur në lojën online dedikuar serialit. Sipas përgjegjësve, 10% të fondeve do t’i shkoj programuesve, dhe 90% do t’ i jepet fituesit së lojës.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *