DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

”Biri” -Flutura Açka fiton çmimin Kombëtar të Letërsisë për prozën më të mirë

Shpërndaje

Flutura Açka ka marrë çmimin kombëtar të letërsisë për prozën më të mirë me “Biri”, një vepër që flet për forcën e humbjes dhe dashurisë, një rrëfim i ndjerë mbi raportin nënë-bir.

Libri, të cilin Açka ia ka dedikuar djalit të saj që humbi jetën pak vite më parë, sjell dhimbjen e nënës për fëmijën e humbur, e përtej kësaj është një libër që nxit forcën tek ata që janë përballur me vdekjen duke na mësuar, të rinisim jetën, pa harruar për asnjë çast të ikurit e shtrenjtë.

''Biri'' -Flutura Açka fiton çmimin Kombëtar të Letërsisë për prozën më të mirë 1Juria e kryesuar nga akademiku Mehmet Kraja dhe anëtarët Ardian Ndreca, Elda Gjana, Ylljet Aliçka e Shezai Rrokaj, vlerësuan me çmimin për librin më të mirë studimor akademikun Artan Fuga për “Origjinat”

Çmimi për vëllimin më të mirë poetik ju dha Bardhyl Londos me “Prill i hidhur” ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë iu dha Granit Zelës, me “Lepur vrapo” nga John Updike.

Persida Asllani u vlerësua për librin më të mirë për fëmijë me “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”.

Një çmim honorifik ju dha poetit Petrit Ruka, pas vdekjes, ndërsa ministrja e cilësoi atë, një poet të dashurisë dhe jetës. Zhani, bashkëshortja e poetit të ndjerë, e falënderoi të shoqin për gjithë ato që ka lënë pas.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *