Boris Johnson baba për herë të shtatë
Shpërndaje

Gruaja e Boris Johnson, Carrie, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë dhe të shtatë të kryeministrit britanik. Johnson është bërë baba i një vajze. Ai dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të parë në prill të vitit 2020 kur në jetë erdhi Wilf.
“Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër sot. Edhe nëna, edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre.” – tha një zëdhënës i kryeministrit.
Çifti njoftoi se po prisnin fëmijën e tyre të dytë së bashku në fund të korrikut, pasi 33-vjeçarja, aktiviste për mbrojtjen e mjedisit dhe ish-drejtore e komunikimit për Konservatorët foli për një abort spontan në fillim të vitit 2021.