Botohet në Francë libri me 35 autorë shqiptarë
Shpërndaje

“Nus vers l’independence” , është libri i botuar në Francë në të cilin janë përfshirë 35 shkrimtarë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora.
“Nus vers l’independence” ( Lakuriq drejt pavarësisë) , është një përmbledhje me tregime dashurie nga 35 autorë të ndryshëm, një akt historik për letërsinë shqiptare, që i prezantohet për herë të parë lexuesit francez.
Krijuesit shqiptarë janë shumë pak të njohur në skenën ndërkombëtare të letërsisë, për shkakun se investimet për përkthimin e letërsisë shqiptare në gjuhë botërore janë ende shumë të vakëta në hapësirën shqipfolëse.