DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Botohet për herë të parë në shqip “Heshtja”, rrëfimi i një polici të Antimafias

Shpërndaje

Pas suksesit në Itali, Gjermani dhe Hollandë, romani autobiografik “Heshtja”, është botuar për herë të parë edhe në gjuhën shqipe. ‘’Heshtja’’ është një rrëfim autobiografik i Giuseppe Monforte (i njohur artistikisht me pseudonimin Gianni Palagonia), një ish-polic i Antimafias italiane i cili sjell një tablo të mafias siçiliane të ditëve të sotme, e kamufluar nën hijen e zyrtarëve dhe e veshur me xhaketë dhe kravatë.

Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë. Autori i librit ka punuar disa vite me misionin policor italian në Shqipëri dhe jeton përkohësisht në Tiranë.

Monforte njihet kryesisht si autori i librave “Il silenzio”, “Nelle mani di nessuno” dhe “L’aquila e la piovra”,  të cilat japin një pamje të së vërtetës së tij personale dhe profesionale ndërthurur kjo me elementë të spikatur të fiksionit dhe trillimit.

Botohet për herë të parë në shqip “Heshtja”, rrëfimi i një polici të Antimafias 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *