DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Brad Pitt kundra Angelina Jolie, e akuzon se po përdor fëmijët për publicitet

Shpërndaje

Beteja e ashpër ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve, nuk i ka lënë aspak miqësore raportet me ish-çiftit më të famshëm të showbizit.

Fakt për këtë është edhe mosdakordësia e Brad për faktin se Angelina  së fundmi është shfaqur në tapetin e kuq e shoqëruar nga fëmijët e saj.

Aktori mendon se ish gruaja e tij po i përdor fëmijët për të marrë sa më shumë vëmendje. “Angelina po përdor fëmijët”, tha një burim i afërt me Pitt për mediat.

“Është e vështirë të kuptohet se si kjo sjellje është në interesin e tyre më të mirë. Brad kurrë nuk i nxjerr fëmijët publikisht dhe ai rrallë flet për ta.” Nga ana tjetër, njerëzit e afërt pranë Angelinës pretendojnë se fëmijët “janë shumë të pavarur, ata nuk bëjnë gjëra që nuk duan t’i bëjnë.”

Së fundmi Jolie u shfaq së bashku me fëmijët gjatë promovimit të filmit më të ri “The Eternals”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *