DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Brad Pitt sërish single/ Aktori ndahet nga modelja Nicole Poturalski

Shpërndaje

Zyrtarisht  merr fund lidhja mes modeles gjermane Nicole dhe aktorit të famshëm Brad Pitt. Lajmi ka qarkulluar menjëherë pasi ‘Page Six’ shkroi se dyshja janë ndarë prej pak kohësh.

Sipas burimit bëhet e ditur se lidhja ka marrë fund dhe nuk ka qenë asnjëherë nje mardhënie serioze.

Brad Pitt sërish single/ Aktori ndahet nga modelja Nicole Poturalski 1Lidhja e tyre bëri bujë të madhe për shkak te statusit të modeles 27-vjecare e cila ishte në një martesë të hapur me biznesmenin 68 vjecar Roland Mary. Madje aktori dhe modelja u takuan për herë të parë pikërisht në restorantin e bashkëshortit të saj.

Modelja dhe aktori u pane së bashku në festën e premierës së filmit ‘Once Upon a Time…In Hollywood.’

Pas këtij takimi Pitt dhe Poturalski patën një sërë takimesh të fshehta në Francë dhe Los Anxhelos ku edhe u fotografuan në nëntor të këtij viti në koncertin e Kanye West. Asokohe paparacët deklaruan se lidhja e tyre është ne fazat e para.

Gjithashtu një tjetër revistë ‘’Us Weekly’’ shton se kjo mardhënie  nuk do të ishte afatgjatë. Sipas saj Brad Pitt edhe pse shpreh nje pelqim ndaj modeles nuk kishte plan dhe deshirë për një tjetër martesë.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *