DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Brigitte Macron në karantinë

Shpërndaje

Gruaja e Presidentit të Francës Emmanuel Macron, Brigitte Macron, do qëndrojë në karantinë për shtatë ditë.

Sipas informacioneve, Brigitte dyshohet se ra në kontakt me një person të konfirmuar  me koronavirus , por nuk ka shfaqur ndonjë simptomë, sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).

Njerëz të afërt me presidentin francez, Emmanuel Macron kanë thënë për AFP se gruaja e presidentit ra në kontakt të enjten, 15 tetor me një person i cili doli pozitiv me Covid-19.

“Brigitte Macron ra në kontakt të enjten, 15 tetor me një person i cili doli pozitiv me Covid-19 të hënën, 19 tetor dhe kishte simptoma të sëmundjes. Sipas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, zonja Macron do të izolohet për shtatë ditë. “Brigitte Macron nuk ka asnjë simptomë të sëmundjes deri më tani”, kanë thënë ata.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *