Britney Spears dhe Backstreet Boys vijnë me një këngë së bashku
Shpërndaje

Kënga e re “Matches”sjell këngëtaren e njohur Britney Spears në një bashkëpunim me Backstreet Boys.
“Çfarë dite e lavdishme! Jemi pyetur në lidhje me mundësinë e një bashkëpunimi si ky për 20 vitet e fundit dhe sot është dita!!”, shkruan Backstreet Boys në Twitter.
“#BritneyXBackstreet është më në fund këtu! #Matches do të dalë tani në “Glory Deluxe” i @britneyspears”, shtuan ata në rrjetin social.
“Glory Deluxe”është ribotimi i dytë i vitit 2020 i albumit të vitit 2016 të Spears.
Video e mëposhtme e këngës në Youtube: