Britney Spears hedh hapin e parë drejt altarit, fejohet me Sam Asghari
Shpërndaje

Pas më shumë katër vitesh qëkur nisën historinë e tyre të dashurisë, Britney Spears dhe partneri i saj Sam Asghari, kanë vendosur të fejohen. Lajmin e bukur e ndau vetë këngëtarja, me gjithë ndjekësit e saj në Instagram ditën e djeshme.
Ajo publikoi një video ku tregonte me krenari unazën e re të diamanit, teksa e shoqëroi me mbishkrimin, “Nuk mund ta besoj”. Edhe i fejuari i saj, 27-vjeçari Asghari, ndau lajmin në llogarinë e tij në Instagram, duke postuar një fotografi të çiftit duke u puthur ndërsa Spears tregonte gishtin e saj ku mbante unazën që shkëlqente.