Britney Spears në prag të martesës dhe fustanin po e përgatit ekskluzivisht Donatella Versace
Shpërndaje

Britney Spears dhe Sam Asghari janë në prag të martesës. Këtë e ka konfirmuar vetë artistja e cila nëpërmjet një statusi në mediat sociale ka njoftuar se Donatella Versace është duke realizuar fustanin e saj që do ta veshë kur martohet.
Këngëtarja ndau fotografi dhe një video të saj duke pozuar me një fustan rozë në diçiturën e të cilit shkroi : “Jo, ky nuk është fustani im i nusërisë! Donatella Versace po më bën një fustan ndërsa flasim. Natën e mirë njerëz”.
Ylli i muzikës pop mund të rimarrë kontrollin e jetës dhe financave të premten, kur gjykata në Los Angeles të dëgjojë argumentet për përfundimin e procedurave komplekse ligjore që kanë qenë në fuqi prej 13 vitesh.
Visualizza questo post su Instagram