DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Britney Spears publikon foton e rrallë krah dy djemve të saj

Shpërndaje

Britney Spears ka gëzuar të gjithë fansat teksa ka publikuar një foto të rrallë krah dy djemve të saj Jayden 14 vjeç dhe Sean Preston 15 vjeç. Edhe pse gjithmonë ka mbajtur një profil të ulët të fëmijëve , gjë për të cilën në rrëfimet e saj është shprehur se e ka bërë sepse dëshiron që ata të prezantohen me botën kur të duna vetë dhe në mënyrën e tyre, duket se Spears nuk i ka ‘rezistuar’ dot tundimit të rrjeteve sociale.

“Sa shpejt fluturon koha. Djemtë e mi janë të rritur tashmë. Jam shumë krenare për ta sepse janë të sjellshëm dhe zotërinj të vërtetë. Diçka mesa duket e kam bërë siç duhet”. – shkruan me emocion këngëtarja.

Sa i takon karrierës, rreth 3 muaj më parë , ylli i muzikës solli këngën “Matches” në një bashkëpunim me Backstreet Boys.

Jayden dhe Sean Preston erdhën në jeta nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Kevin Federline. Çifti qëndruan të martuar nga 2004 deri në vitin 2007.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *