Brooklyn Beckham & Nicola Peltz martohen me nje ceremoni madheshtore ne Palm Beach
Shpërndaje

Nicola Peltz mahniti të pranishmit e veshur me një fustan nusërie të punuar nga “Valentino” teksa pozoi për fotografitë e saj të dasmës me Brooklyn Beckham.
Nicole fluturoi në Romë dy herë për të punuar me stilistin e “Valentino”-s, Pierpaolo Piccioli në studion e tij për t’u siguruar që çdo detaj i veshjes të ishte perfekt.
Nicola dhe Brooklyn, 23 vjeç, u martuan në një ceremoni herët në mbrëmje në lëndinën e madhe përballë oqeanit të kompleksit 103 milionë dollarësh (94.7 milionë euro) të babait të Nicolas, në Palm Beach, Florida.
Pasi pozoi për fotografitë, nusja u bashkua me të ftuarit e tjerë në qendrën gjigante të dedikuar per koktejin.
Të ftuarit, përfshirë legjendën e tenisit Serena Williams, kuzhinierin televiziv Gordon Ramsay dhe yllin e “Desperate Housewives”, Eva Longoria, mund të shiheshin qartë duke shijuar mbremjen.
Çifti doli në pistën e vallëzimit në orën 20:10 te shoqeruar nga nje kengetar qe kendoi kengen e Elvis Preslit “Only Fools Rush In”,dhe përfundoi valsin me brohoritjet e forta nga të ftuarit. Kenga e dytë ishte klasikja e Ben E., “King Stand By Me”.
Brooklyn zgjodhi vëllezërit Romeo dhe Cruz, 17 vjeç, si shoqëruesit e tij të dasmës me vajzën e financierit miliarder Nelson Peltz, 79 vjeç. Motra e tij Harper, dhjetë vjeçe, ishte shoqëruese e nuses.
Gjithashtu David dhe Victoria Beckham shkelqyen ne dasmen e djalit te tyre te madh Brooklyn.
Nëna e dhëndrit,ishte mishërimi i elegancës e veshur me një fustan prej sateni ngjyrë argjendi të lidhur me rripa, teksa hynte në dasmën e mbushur me personazhe VIP krahas ish-futbollistit.
Jo më pak elegant dukej edhe partneri i saj, ish-futbollisti David Beckham i veshur me një kostum të zi.