DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health Lifestyle

Çaji i Gjelbër : Pija më e shëndetshme në botë qe bën çudira ne organizmin tone!

Shpërndaje

Në çajin e gjelbër gjenden më tepër se 300 përbërës nga të cilët disa kanë cilësi shumë shëruese.

Konsumimi i këtij çaji rekomandohet për parandalimin e shumë sëmundjeve

Përparësitë e çajit të gjelbër:

Kjo pije përmban substanca të çmuara, siç janë polifenoli, katehina, kuercetina, kafeina, teofilina, teobromina, vitaminat C, E, B dhe K, mineralet dhe oligoelemente, zink, kalium, magnez, të cilat kanë veti diuretike.

Është antioksidant i fuqishëm, sepse parandalon aktivitetin e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë shfaqjen e sëmundjeve malinje, kardiovaskulare dhe të tjera. Përveç kësaj, pastron trupin nga toksinat, përshpejton metabolizmin, lehtëson dhimbjet, ngadalëson procesin e plakjes dhe zvogëlon  nivelin e kolesterolit në gjak.

Është efektiv edhe kundër inflamacioneve, rregullon punën e gjëndrës tiroide, vepron kundër depresionit, largon dhimbjet reumatike, mbron nga kariesi, rigjeneron mëlçinë.

Studimet kanë treguar që kafeina e çajit stimulon koren e trurit të madh, për shkak të së cilës njeriu i lidh më shpejt mendimet. Me këtë rritet aftësia e kujtesës, përmirësohet koncentrimi, motivimi dhe durimi e qëndrueshmëria, ndërsa puna intelektuale bëhet më e lehtë dhe më e suksesshme.

Disa përbërës të çajit të gjelbër mund të mbrojnë qelizat e trurit nga proceset e dëmshme që përcjellin sëmundjet e Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Çaji i gjelbër parandalon zhvillimin dhe përparimin e kancerit. Katehinet, të cilat janë të pranishme në këtë pije, parandalojnë veprimin e enzimës së urokinazës, përgjegjëse për ndërrimin e qelizave të shëndetshme me ato kanceroze. Kur urokinaza bllokohet, qelizat e kancerit vdesin, sepse humbin burimin e proteinave.

Shkencëtaret japonezë kanë zbuluar që çaji i gjelbër është efektiv në parandalimin e kancerit të ezofagut dhe të gjirit, parandalon shfaqjen e kancerit të stomakut, mëlçisë dhe prostatës dhe përmirëson gjendjen shëndetësore të njerëzve të sëmurë nga sëmundjet malinje.

Shkencetaret në Japoni kanë identifikuar përbërësin e çajit të gjelbër i cili bllokon receptorin kyç të qelizave të përfshira në zhvillimin e reagimeve alergjike.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *