Christina Aguilera feston ditëlindjen: Jam mirënjohëse për çfarë kam arritur
Shpërndaje

Christina Aguilera ka festuar ditëlindjen e saj të 40-të këtë fundjavë. Edhe pse kjo ka qenë një ditëlindje ndryshe me kufizimet e festimeve për shkak të Covid-19, artistja duket shumë pozitive teksa mendon për të ardhmen. “Bota jonë është kthyer mbrapsht, por unë ende kam shumë besim në të ardhmen”, ka shkruar ajo.
“Çfarë koncepti i bukur… jo vetëm t’i ‘mbushësh’ 40 vjet, por të arrish në të 40-tat. Unë jam një shpirt i vjetër dhe e vlerësoj mençurinë, mirësinë dhe bukurinë që vjen me çdo vit të ri të jetës”, ka shtuar artistja e cila duket se ndjehet e plotësuar dhe mirënjohëse për gjërat që ka arritur. Me mbi 20 vite në skenë dhe ekran, ajo është fituese e shumë çmimeve dhe është duartrokitur për dhjetëra hite që janë pëlqyer dhe kanë thyer rekorde shitjesh anë e mbanë botës.
View this post on Instagram