DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Çifti Clooney kërkon ‘’shtëpinë e ëndrrave’’ në jug të Francës!

Shpërndaje

George Clooney dhe Amal Alamuddin, po synojnë të blejnë një shtëpi në jug të Francës. Sipas vanityfair.it çifti i famshëm po kërkon të blejë një shtëpi në Brignoles, gjysmë ore nga Saint Tropez”.

Prona e cila ka një sipërfaqe prej 170 hektarësh në total, përfshin një ndërtesë të shekullit XIII me një sipërfaqe të brendshme prej 1 000 metrash katrorë dhe një park përrallor me një pishinë të hijezuar nga antikiteti, shtuar këtu pemë, një oborr, një fushë tenisi, pyll, një liqen zbukurues, një ullishte me 1 000 pemë dhe një vresht.

Kryetari i bashkisë së Brignoles Didier Brémond konfirmoi në një intervistë se çifti kishte qenë aty për të eksploruar zonën.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *