Cili eshte kuptimi i “Thanksgiving”
Shpërndaje

“Thanksgiving” ne shqip “Dita e Falenderimeve” eshte feste shume e popullarizuar ne Amerike dhe konsiderohet po aq e rendesishme sa dita e pavaresise se Shteteve te Bashkuara.
Festa e falenderimeve – prej shekujsh tradicionalisht amerikane e kanadeze, kremtohet çdo vit te Enjten e fundit te muajit Nentor, ne gjirin e familjes dhe ne shenje simbolike ne tryeze mbizoteron gjeli i detit. Ajo çel edhe periudhen festive te fundvitit.
Si feste zyrtare ka filluar te festohet nga Presidenti Roosevelt me 1939 dhe eshte aprovuar nga Kongresi Amerikan me 1941.
Dita e Falenderimeve, eshte simbol i ndarjes se te mirave bujqesore, bukes, misrit,dhe mishit. Shume amerikane tregojne nje histori te vjeter lidhur me kete, qe daton ne shekullin e 16: Pelegrinet (njerezit qe jetonin ne Ameriken Verilindore ne ate kohe) dhe amerikanet vendas kishin nje feste tre – ditore ku hengren se bashku ne paqe.
Te dy grupet e njerezve kishin punuar se bashku, ata i ndihmuan njeri – tjetrit qe te mbijetojne dimrin e veshtire dhe festa (vakt i madh festiv) ishte nje menyre per te ndare dhe shijuar te korrat se bashku.