DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Claudia Schiffer/Super Modelja e te gjitha koherave sot feston 50 vjetorin

Shpërndaje

Claudia Schiffer, modelja qe ka mbi shpatulla 700 Covera revistash, nga me te njohurat ne bote, nje liste te gjate reklamash, sfilata prestigjioze dhe momente te paharruara ne historine e modes, feston sot 50 vjetorin.

Se bashku me   Linda Evangelista, Naomi Campbell, Kate Moss, Cindy Crawford, e Christy Turlington ka qene pjese e grupit te famshem  “Big Six”,modele qe pa frike mund ti quajme mbretershat e modes se viteve ‘90.

Ne nje interviste ne rastin e 50 vjetorit ne Vogue Italia ikona e modes shprehet:

”Te ishe pjese e grupit “Big Six” ishte ndjesi e veçante, ndjeheshim si Rock Star.

Ishim prezente ne te gjitha revistat e botes, ne te gjitha reklamat kryesore.Jetonim duke e shijuar çdo moment por njekohesisht kishim nje kontroll rigoroz mbi karrieren tone. Edhe pse midis nesh kishte rivalitet profesional, kishim edhe nje shpirt te madh skuadre.

Ndihmonim njera-tjetren dhe nuk kishim frike te shprehnim opinionet tona.

Nese ndodhte qe njera prej nesh te kishte eksperience jo te kendshme, apo te trajtohej jo me respektin e duhur, ne mblidheshim bashke dhe reagonim, gjithmone ja kemi dale ti ndryshojme gjerat. Edhe sot kur takohemi me vajzat ndihemi sikur koha nuk ka kaluar.”

Ne vitin 2017 shtepia botuese Rizzoli New York publikon librin me fotot me te veçanta dhe te bukura nga karrierra e modeles se famshme. Vete Claudia e pershrkruan si nje permbledhje shume te bukur dhe punime me fotografet nga me te miret ne bote per kohen. Eshte shume e veshtire te zgjedhesh midis tyre, por gjithsesi edhe Claudia e ka nje kujtim paksa me te veçante e me shume per zemer.

” Nje nga kujtimet me te bukura ka qene eksperienca me fotografen Gjermane Ellen von Unwerth ne Paris kur isha vetem 17 vjeç.

Ajo ishte ne fillimet e karrieres se saj dhe une gjithashtu. Kalonim kohe shume te bukur bashke, punonim, argetoheshim, shetisnim.

Ndodh qe Paul Marciano shikon fotot tona dhe na fton per nje reklame per Guess Jeans. Qe nga ajo kohe kemi shetitur pothuajse gjithe boten, me reklama per kompanine Guess dhe qe shfaqeshin ne gjithe globin.”

“Prioriteti im absolut eshte gjithmone familja, pastaj me intereson te bej nje jete te shendetshme dhe te punoj ne fushen e modes me projekte dhe bashkepunime te reja.”

Burimi : Vogue Italia

Pershtati : Revista Starpeople

Claudia Schiffer/Super Modelja e te gjitha koherave sot feston 50 vjetorin 1

Claudia Schiffer/Super Modelja e te gjitha koherave sot feston 50 vjetorin 2

Claudia Schiffer/Super Modelja e te gjitha koherave sot feston 50 vjetorin 3

Claudia Schiffer/Super Modelja e te gjitha koherave sot feston 50 vjetorin 4

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *