DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Çmimi Nobel për Paqen 2021 , rekord nominimesh

Shpërndaje

Komiteti Norvegjez i Nobelit tha se ka marrë 329 nominime për Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2021, një numër relativisht i lartë i regjistruar ndonjëherë. Sipas lajmërimit të organizatës me seli në Oslo, nominimet e këtij viti përfshijnë 234 individë dhe 95 organizata.
Ndër radhët e të nominuarve për këtë vit janë lideri rus i opozitës Aleksei Navalny, liderja në mërgim e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, dhe aktivistja e të drejtave në SHBA, Stacey Abrams.
Ndër organizata e nominuara bëjnë pjesë: Organizata Botërore e Shëndetësisë, Rrjeti Ndërkombëtar i Kontrollit të Fakteve dhe vëzhguesit e mediave: Reporterët pa Kufij dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Laureati i Nobelit për këtë vit do të shpallet në tetor. Programi Botëror për Ushqim ishte fituesi i Nobelin për Paqe vitin e kaluar.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *