DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Star Inspiration

COVID-19 / ”Miss Anglia” lë kurorën e bukurisë për të punuar si mjeke

Shpërndaje

Bhasha Mukherjee  e cila mori pjesë në “Miss World” në dhjetor të vitit 2019, duke përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar, i është kthyer profesionit të saj të vjetër, atij të mjekes, në këto ditë kur bota është nën këmbët e pandemisë së koronavirusit.

E ftuar të jetë ambasadore për disa evente bamirësie, Mukherjee kishte planifikuar  të përqendrohej në punën humanitare deri në gusht të këtij viti, por situata e COVID-19 duket se ia ka ndryshuar planet.

Ndërsa situata e coronavirusit u përkeqësua në Britani të Madhe, 24-vjeçarja po merrte mesazhe nga ish-kolegët, duke i thënë se sa e vështirë ishte situata për ta.

“Nuk ka kohë më të mirë për mua që të jem Miss Anglia dhe të ndihmoj Anglinë në një kohë nevoje si kjo tani”, -tha Bhasha për rrjetin CNN.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *