DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Koment / COVID-19 sjell revolucion në arsim

Shpërndaje

Nga Veronika Dedvukaj 

Profesoreshë e gjuhës angleze në shkollën e mesme të përzier “25 maj” në Tuz.

Përderi sa shumica e njerëzve janë të izoluar nga puna, ndër ato profesionet të cilat akoma vazhdojnë punën, por kësaj here nga distanca, janë edhe mësimdhënësit. Normalisht, tani në rrethana jo të zakonshme dhe kushte tjera të reja, por duke ia dal me sukses. 

Në Mal të Zi shkollat u mbydhën më daten 16.04.2020 dhe per një javë ditë arritën që ta shndërrojnë mënyrën e mësimit nga ai i zakonshmi që zhvillohej brenda objekteve të shkollës, në atë virtual (nga distanca). Me moton “mëso nga shtëpia” pothuaj se të gjithë mësimdhënësit iu futën punës, duke përcjellur instruksionet e Ministirisë së Arsimit. 

Si bazë kryesore kemi zgjedhur platformën elektronike Google Classroom, e përveç saj në përdorim kemi edhe aplikacionin Zoom, si kush edhe Viber-in. Po ashtu ministria në bashkëpunim me disa shkolla fillore dhe të mesme, si dhe me studion e Televizionit të Malit të Zi, ka angazhuar një numër mësimdhënësish të cilët kanë xhiruar materiale me përmbajtje mësimore në përputhshmëri me programet shkollore. Këto materiale transmetohen në televizionin shtetëror dhe në disa televizione lokale, dhe poashtu mund të ndiqen edhe nëpërmjet ueb faqeve www.ucidoma & www.skolskiportal.edu.me, si dhe kanalit në YouTube. Dua të theksoj se, edhe për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, pra për ne shqiptarët që jetojmë në Komunën e Tuzit, Ulqinit, Plavës, Gucisë e Rozhajës, janë mundësuar disa inçizime, fillimisht në Televizionin e Malit të Zi, e më pas në TV TEUTA në Ulqin. Këto emisione emitohen në televizionet e lartpërmendura si dhe në televizionin lokal TVBoiN.

Shumica e nxënësve dhe mësimdhënësve e kanë marrë më shumë seriozitet këtë mënyrë të re të mësimit/ligjërimit dhe janë përshtatur shumë shpejt. Normalisht, ka edhe nga ata të cilët kjo situatë e re u ka krijuar pëngesa, e ata janë nxënësit të cilët janë ekonomikisht më të dobët. Por, edhe atyre nxënësve u kanë dalë në ndihmë UNICEF-i, HELP-i, Këshilli i prindërve dhe Ministria e arsimit me materiale mësimore, telefona smart dhe 10GB internet, përmes dy kompanive telefonike. Vullnetarët kanë bërë ndarjen e materialeve fizikisht nëpër shtëpitë e tyre, në mënyrë që edhe ata nxënës të kenë mundësinë ta përcjellin mësimin e mos të mbesin krejtësisht mbrapa. 

Koment / COVID-19 sjell revolucion në arsim 1

Veronika Dedvukaj – profesoreshë e gjuhës angleze në shkollën e mesme të përzier “25 maj” në Tuz.

Për disa mësimdhënës (kryesisht ata më në moshë), prind e nxënës kjo metodë e mësimit nga distanca është më e vështirë sesa ajo e zakonshmja. Vërehet edhe mungesa e socializimit dhe ligjërimit të zakonshëm. Sidoqoftë, mendoj se në këtë situatë, mësimi online ka qenë solucioni më i mirë i mundshëm, e sidomos nëse e analizojmë situatën më thellësisht nga një këndvështrim tjetër.

Paraqitja e ketij virusi ka sjellë ide për ndryshime metodike në fushën e arsimit, gjë që e shoh si një gjë pozitive për shumë arsye. Kjo na bën të sjellim inovacion dhe freski në sistemin e arsimit i cili ka ndryshuar shumë pak tek ne ndër tri dekadat e fundit. Kjo situatë ka bërë që të thyhet ajo monotonia e ligjërimit klasik dhe ka krijuar një koncept të ri të cilin me siguri do të vazhdojmë ta praktikojmë edhe mbas normalizimit të gjendjes së krijuar.

Përveç kësajë, kjo situatë na ka mësuar se si duhet të jemi të gatshëm për të reaguar në situata të paparashikueshme dhe se sa i rëndësishëm është  implementimi i mendimit kritik dhe i zgjidhjes së problemit në orën e mësimit. 

Nga kjo situatë në të cilën ndodhemi tani, mendoj se duhet të ndërgjegjësohemi më tepër dhe ta kuptojmë se materialet mësimore sot gjinden më lehtë se kurrë, dhe se çdo informacion që na nevojitet e kemi në maje të gishtërinjve. Ne si mësimdhënës duhet tu ndihmojmë ti sistemojnë ato, si dhe ti udhëzojmë se si mund ti përdorin ato në jetën e përditshme. Ajo çfarë ka më tepër rëndësi është raporti me nxënës. Ne duhet të jemi burim motivimi dhe frymëzimi në çdo kohë, e këtë mund ta arrijmë edhe tani nga distanca, duke u rekomanduar ndonjë libër të mirë, këngë, film etj., në mënyrë që t’i shpërqendrojmë nga lajmet negative mbi situatën e rëndë që ka kapluar mbarë botën. 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *