Covid i merr jeten nje tjeter aktori te njohur shqiptar. Shuhet Guljelm Radoja
Shpërndaje

Ditën e sotme aktori i njohur shqiptar Guljem Radoja ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare.
Aktori ishte infektuar me COVID-19 dhe prej një muaji ai ishte i shtruar në spitalin e Durrësit dhe më pas tek ‘Shefqet Ndroqi’ ku dhe ndërroi jetë.
Guljelm Radoja lindi më 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës.
Ai më pas ka luajtur edhe një varg rolesh tjera si ai i Tenente Gurabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, e tjera.
Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.