DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ç’po ndodh me shëndetin e Mbretëreshës? Anullon papritur udhëtimin në Irlandë

Shpërndaje

Mbretëresha Elisabeth nuk do të udhëtojë më në Irlandën e Veriut pasi mjekët e këshilluan të pushonte pak.

“Mbretëresha ka pranuar pa dëshirë këshillat mjekësore për të pushuar për ditët e ardhshme,” tha një zëdhënës (përmes ‘The Guardian’). “Madhëria e saj është në gjendje të mirë shpirtërore dhe është e zhgënjyer që nuk do të jetë më në gjendje të vizitojë Irlandën e Veriut, ku do të ndërmerrte një sërë angazhimesh sot dhe nesër”. – shtoi ai.

Megjithëse kjo deklaratë shumë e paqartë e bën të tingëllojë sikur Mbretëresha mund të jetë e ftohur (një virozë e keqe ka qenë prezente në Britani këto ditë dhe po përhapet, kështu që kjo është një mundësi).

“Mbretëresha dërgon urimet e saj më të ngrohta për njerëzit e Irlandës Veriore dhe mezi pret të vizitojë në të ardhmen,” – shtoi zëdhënësi.

Nipi i saj Princi William dhe gruaja e tij Kate Middleton vizituan vendin vetëm disa javë më parë. Mbretëresha nuk është kthyer në Irlandën e Veriut që nga vizita e saj në vitin 2016 me bashkëshortin e ndjerë Princin Philip.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *