DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Çrregullimet hormonale -Ushqimet që ndihmojnë në stabilizimin e tyre

Shpërndaje

Nga Diola Dosti

Hormonet si estrogjeni, testosteronet, adrenalina dhe insulina, janë mesazherë shumë të rëndësishëm kimikë që prekin çdo aspekt të shëndetit tonë në përgjithësi. Hormonet sekretohen nga disa gjëndra dhe organe, duke përfshirë tiroidet, gjëndrat adrenale, gjëndra pituitare, ovaret, testikujt dhe pankreasin. I gjithë sistemi endokrin funksionin si një i vetëm për të kontrolluar nivelin e hormoneve që qarkullojnë në të gjithë trupin dhe nëse njëri prej tyre nuk është në ekuilibër, sjell probleme në shëndet. Mjekësia konvencionale konsiston në përdorimin e terapive hormone zëvendësuese me pilulat e lindjes apo forma të tjera. Lajmi i mirë është që ka mënyra të balancimit të hormoneve në mënyrë natyrale, nëpërmjet ushqimeve apo superushqimeve. 

Por fillimisht duhet të kuptojmë se çfarë funksioni ka sistemi endokrin. Ky sistem koordinon  marrëdhëniet midis organeve dhe hormoneve, të cilat çlirohen në sistemin e qarkullimit të gjakut. Kur këto hormone janë në gjak, ato targetojnë indet apo qelizat specifike duke u lidhur me receptorë që lokalizohen brenda qelizave ose në sipërfaqen e tyre. 

Shenjat dhe simptomat e çrregullimeve hormonale:

  • Infertilitet dhe perioda jo të rregullta
  • Shtim peshe ose humbje peshe e pashpjegueshme nisur nga dieta e përditshme ushqimore
  • Lodhje
  • Pagjumësi
  • Libido e ulët
  • Ndryshim në oreks
  • Probleme me tretjen
  • Rënie flokësh dhe dobësim i flokëve

Sigurisht që çrregullimet hormonale varen nga lloji i problemit që e shkakton. Për shembull, nivelet e larta ta estrogjenit, kontribuojnë në endometriozë dhe probleme me riprodhimin, ndërkohë që simptomat e diabetit përfshijnë shtim peshe, ndryshim në oreks, dëmtim nervor dhe probleme me të parit. Në parim, disa probleme specifike lidhen me çrregullimet hormonale tipike si:

  • Dominancë e estrogjenit – probleme me gjumin, ndryshim në peshë dhe oreks, stres dhe metabolizëm i ngadalësuar
  • Sindromi i vezoreve policistike PCOS- infertilitet, shtim peshe, risk i lartë për diabet, akne, rritje e qimeve në fytyrë
  • Nivel i ulët i estrogjenit – libido e ulët,  probleme me riprodhimin, probleme me ciklin menstrual, ndryshime të humorit
  • Hipotiroidizëm – metabolizëm i ngadalësuar, shtim peshe, lodhje, irritim, probleme me tretjen, cikël jo i rregull menstrual
  • Testosteron i ulët – disfunksione erectile, humbje e masës muskulare, shtim peshe, lodhje, ndryshime të humorit
  • Hipertiroidizëm – ankth, flokë të dobët, humbje peshe, probleme me tretjen, probleme me gjumin, rrahje të çrregullta të zemrës
  • Diabet – shtim peshe, dëmtim të nervave (neuropathy), risk i lartë për humbje të vizionit, lodhje, probleme me frymëmarrjen, gojë e thatë, probleme me lëkurën, kërkesë e lartë për të pirë ujë
  • Probleme me gjëndrat adrenal –lodhje, dhimbje muskujsh, ankth, depresion, probleme me gjumë, probleme me riprodhim

Përveç shenjave dhe simptomave, çrregullimet e hormoneve kanë dhe faktor risku apo mund të kontribuojnë në probleme më shëndetësore si: alergji ushqimore, obezitet, nivele të larta të inflamacioneve, toksicitet, stres etj.

Hapat natyralë që ndihmojnë në menaxhimin e hormoneve ‘të pabindura’:

  1. Hiqni dorë nga sheqeri. Trupi ka nevojë për yndyrë që të krijojë hormone. Ndërkohë, sheqeri ka efekt të kundërt me yndyrat e shëndetshme. Ato rrisin inflamacionet. 
  2. Shtoni yndyrën e shëndetshme si: vaj kokosi, avokado, gjalp fshati, salmon, fara chia, fara lini. Përdorni më rrallë omega 6 nga burimet si: vaj misri, vaj luledielli dhe kikirikët.
  3. Përdorni bimët adaptogjene. Këto janë një kategori e veçantë e bimëve shëruese që promovojnë balancën hormonale dhe mbrojnë trupin nga sëmundjet. Studimet kanë treguar se bimët adaptogjene si ashwagantha dhe kërpudhat medicinale mund të përmirësojnë funksionin e tiroides, të ulin kolesterolin, reduktojnë depresionin dhe ankthin, reduktojnë degjenerimin neural, stabilizojnë nivelin e insulinës së gjak dhe mbështesin funksionin e gjëndrave tiroide. Ashwagantha në veçanti është shumë efektive në balancimin hormonal. 
  4. Adresoni stresin emocional. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, emocionet e brendshme kanë impakt direkt në shëndetin e personit. Ata besojnë se stresi emocional mund të prekë organet reprodukive, veshkat dhe adrenalet, duke ndikuar kështu dhe në nivelet e kortizolit. Kjo çon në sindrom të vezoreve policistike dhe infertilitet. Emocionet si ndjenja e fajit, mund të prekë mëlçinë dhe çon në çrregullim të estrogjenit. Emocionet si shqetësimi dhe ankthi çrregullon nivelet e insulinës. Këto sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze. 
  5. Përdorni vajëra esencialë. Kjo sepse ka një rëndësi të madhe në eleminimin e toksinave jashtë trupit duke nxjerrë kimikate si: paraben, DEA, propylene glycol dhe sodium lauryl sulfate. Përdorni vetëm produkte bio dhe kremra bimorë. Tek vajërat esencialë që mund të shtoni, përmendim livandon. 5 pika vaj livando në vaskë ose 2 pika për të bërë masazh në qafë dhe nyje. Vaji i trumzës përmirëson prodhimin e progesteronit, i cili është përgjegjës për probleme si infertilitet, PCOS, menopauzë, depresion, insomnia etj. 2 pika vaj trumze në vaskë ose 1-2 pika vaj trumze të përzierë me pak vaj kokosi, për të bërë masazh në zonën e barkut. 
  6. Matni vlerat e vitaminës D në trupin tuaj. Nëse jeni deficientë në vitaminë D, merrni shtesë vitaminë D dhe ekspozohuni çdo ditë së paku 20 minuta në diell.
  7. Përdorni lëng kockash.
  8. Përdorni probiotikë që riparojnë aparatin e tretjes, i cili ndihmon në balancimin e hormoneve. Sepse, të gjitha sëmundjet vijnë nga zorrët. 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *