DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula rikthehen së bashku…në muzikë!

Shpërndaje

Dikur Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula ishin ndër çiftet më të komentuara në showbiz, por sot ata janë miq shumë të mirë dhe dashamirës të arritjeve e sukseseve të njëri-tjetrit.

Së fundmi, mediat e Kosovës shkruajnë se Dafina dhe Ledri së bashku me reperin Lumi B do të publikojnë brenda pak kohësh një këngë të re, që pritet të jetë me ritme verore. Sipas burimeve kënga është gati dhe tani kanë nisur xhirimet e klipit.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i artistëve. Në vitin 2010, Dafina dhe Ledri publikuan videoklipin e parë në bashkëpunim me njëri-tjetrin me titull “Po m’pëlqen”. Gjithashtu 2 vite më vonë ata realizuan këngën “Tonight” në bashkëpunim, ndërsa në 2014-tën, pasi kishin kaluar pak vite nga ndarja, Dafina dhe Ledri u rikthyen me këngën “Got ur back”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *