DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Darka e Vitit të Ri, ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tryezën tuaj

Shpërndaje

Pas tryezës së Krishtlindjes, fokusi dhe vëmendja e çdo amvise është darka e Vitit të Ri. Krahas gjelit të detit dhe bakllavasë klasike që është traditë për ne shqiptarët, ekzistojnë edhe disa ushqime tradicionale dhe që mbi të gjitha konsiderohen fatsjellëse ( sidomos në një vit të vështirë dhe sfidues si 2021-i) që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj.

Rrushi: Për spanjollët dhe meksikanët, rrushi është simboli i bollëkut, mbarësisë dhe parasë. Tradita thotë që duhen ngrënë 12 kokrra rrush para trokitjes së akrepave gjatë mesnatës dhe kështu do të keni fat në gjithçka që do të bëni në vitin që po vjen.

Shega:  Ju mund ta përdorni shegën në një prej ushqimeve ose të vendosini një shegë të hapur në një cep të shtëpisë. Ajo është simboli i pjellorisë dhe pasurisë.

Mishi i derrit: Kryesisht në vendet protestante ( Gjermani , Austri ) por edhe në vende si Portugalia dhe Kuba prezenca e mishit të derrit në tavolinë konsiderohet fatsjellëse dhe simbolizon progresin; kjo për arsye edhe se derri është ndër të paktët kafshë që nuk ecin kurrë mbrapsht, prandaj edhe progresi do të jetë në anën tuaj.

Thjerrëzat: Për fqinjët tanë italianë, thjerrëzat janë pjata që nuk duhet të mungojë kurrsesi në darkën e fundvitit. Kjo traditë e lashtë romake simbolizon para dhe prosperitet. Është një traditë e përdorur gjerësisht edhe në Shqipëri.

Kek në formë unaze– Kjo traditë me origjinë greke simbolizon “ciklin perfekt” të vitit.

Frutat e thata – Është një traditë fatsjellëse sidomos në Francë ku thuhet se në natën e ndërrimit të viteve duhen konsumuar 13 lloje të ndryshme frutash të thata.

Speci djegës – Në fakt, speci djegës është në krye të listës së ushqimeve fatsjellëse. Për pjesën më të madhe të popujve, speci përdorej si urim për pjellorinë, jo vetëm në familje, por edhe në agrikulturë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *