DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Deklarata tronditëse e Britney Spears, reagon për herë të parë e motra

Shpërndaje

Motra e Britney Spears per here te pare ka reaguar pas deklaratave tronditese te motres se saj ne seance javen e kaluar.

Jamie Lynn Spears shkruan se duhet qe edhe ajo te ndjeke shembullin e motres se saj dhe te thote ato qe ka nevoje.

Kujtojme ketu se ylli i muzikes Britney Spears tha në seancën dëgjimore javën e kaluar se ajo ndihej e detyruar të performonte, të merrte ilaçe dhe të ndiqte terapi kundër vullnetit të saj që prej kujdestarisë që nisi në vitin 2008.

“Jam shumë krenare që ajo më në fund po përdor zërin e saj. Jam shumë e lumtur që po kërkon një avokat të ri, ashtu siç i kam thënë të bënte vite më parë. Oh, jo publikisht, po thjesht në biseda mes motrash…Nëse përfundon kujdestarinë apo do të shkojë në Mars, ose çfarëdo gjëje tjetër, unë e mbështes 100% nëse kjo e bën të lumtur sepse e dua motrën time. Gjithmonë do jetë kështu!”

“Ndoshta nuk e mbështesja dot në mënyrën se si donte publiku – me një hashtag #FreeBritney – por mund t’ju siguroj se e mbështes motrën time me shumë më shumë se një hashtag dhe do ta mbështes gjithmonë. Le të vazhdojmë të lutemi. Kjo është e gjitha”, përfundoi Jamie Lynn.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *