DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Deklaratat tronditëse të Megan/Pallati Mbretëror vazhdon t’ia mbajë të fshehtë ngjarjen Princ Philip-it

Shpërndaje

Ditën e djeshme mediat raportuan se pas rreth një muaji në spital për shkak të një ndërhyrjeje në zemër, Princi Philip ishte kthyer në shtëpi. Së fundmi ‘’Vanityfair.it’’ shkruan se familja mbretërore po përpiqet që princi të mos marr vesh asnjë informacion nga deklaratat e rënda të Harry dhe Meghan Markle dhënë  në intervistën e tyre ekskluzive për Oprah Winfrey.

“Familja po kujdeset që princi të mos dijë detaje mbi intervistën”, theksoi komentatorja mbretërore Katie Nicholl, megjithëse ”mbulimi mediatik i ngjarjes ka pasur aq jehonë sa ishte e pamundur ta shmangim plotësisht”.

”Pavarësisht nga gjithçka, janë bërë përpjekje për ta mbrojtur atë nga pasojat. Një zgjedhje më se e kuptueshme, duke marrë parasysh moshën dhe situata e tij shëndetësore, të cilat vazhdojnë të shkaktojnë shqetësime të mëdha”, shtoi ajo për mediat.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *