DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Delvinës do ti shtohet skulptura në bronz e aktores Hajrie Rondo

Shpërndaje

Qytetit të Delvinës do t’i shtohet skulptura në bronx e aktores Hajrie Rondo. Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e Bashkisë së Delvinës, e cila u shpreh  ajo skulpturë do të vendoset në sheshin qendror të tij.

“Delvina, ky vend i magjishëm ku kanë jetuar e jetojnë njerëz që kanë lënë gjurmë në histori, figura që kanë spikatur e spikatin në çdo fushë të jetës, figura që janë memorizuar fort e janë përjetësuar në memorien kolektive për të na dhënë ne, delvinjoteve, doza të fuqishme krenarie. E ndërsa në sheshin qendror të qytetit qëndron hijerëndë e madhështor, Sulejman Delvina, një tjetër figurë pret të hijeshojë e të lartesojë sheshin pranë kinoteatrit të qytetit. Delvinës do t’i rikthehet serish bija e saj Hajrie Rondo, këtë herë jetësuar në bronz”.

Hajrie Rondo lindi më 1 mars 1951 në Delvinë dhe ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma, mes të cilëve mund të përmendim filmin tepër të njohur për shqiptarët si “14 vjeç dhëndër”.

Delvinës do ti shtohet skulptura në bronz e aktores Hajrie Rondo 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *