DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Tourism

Një guidë turistike në Sardenjë!

Shpërndaje

Pak histori 

Italia ka brigjet më të bukura dhe ishuj të parajsës, me atraksione historike, kulturore dhe gastronomike. Sardenja është padyshim një prej tyre; një rajon autonom i cili shtrihet në mes Detit Mesdhe dhe Detit Tiren me sipërfaqe 24,000 km², në të cilën jetojnë 1.6 milion banorë. Ujërat e saj ngjasojnë me brigjet e Egjeut, plazhet e bardha dhe përfshin një zonë të thellë dhe të pasur me histori dhe bukuri, duke e bërë atë një nga destinacionet turistike më të famshme. Sardenja është e ndarë në katër provinca dhe një qytet metropolitan. 

Një guidë turistike në Sardenjë! 1Natyra e plazheve 

Plazhe të mrekullueshme, me rërë të pastër dhe ujë të kristaltë, vende me bukuri të padiskutushme, me histori të së shkuarës dhe modernes, mes plazheve të hapur dhe të fshehur në këmbët e kodrinave. Një bekim nga Zoti i kësaj natyrë të pasur dhe të rrallë, do ta përcaktonte çdo turist që do të shkelte për herë të parë në këtë vend…dhe pastaj nuk do të ndalej më, do të vinte për herë të dytë, të tretë, të katërt dhe me radhë. Në rreth 24 mijë kilometra vijë bregdetare ekziston një biodiversitet i pasur natyror dhe një botë nënujore që i ngjan një qyteti a një qytetërimi, sa i takon larmishmërisë së peshkut dhe gjallesave të tjera detare. Në Sardenjë ndodhen plazhet më të mira në botë, sikundër janë : Cala Mariolu në Gjirin e Orosei; Cala Pira, në hijen e kullës me të njejtin emër etj.

Kulinaria

Sardenja ofron një shumëllojshmëri gatimesh sa i takon kulinarisë, që nga pjatat e shpejta për njerëz që janë kalimtarë aty dhe deri tek pjatat që duan kohën e tyre të përgatitjes dhe të shijimit , shoqëruar nga një verë e bardhë ose e kuqe sipas dëshirës. Sigurisht që duke qenë në një vend detar, gatimet më të shpeshta janë me bazë peshku ose më bazë prodhimesh deti, por nuk mungojnë kurrësesi as pjatat e tjera të kuzhinës mesdhetare, me natyrë kulinarinë verore. Edhe nga pikëpamja estetike pjatat janë të kompozuara shumë bukur dhe më e rëndësishmja është se dekoret janë të ngrënshme. Sardenja ka disa prej ushqimeve më të mira dhe më të kërkuara nga ushqimet italiane në botë. Një sasi e madhe e produkteve tipike si: mishi, sallamet, djathë, proshuta, Porcheddu e famshme ose Colurgiones tipike te zonës. E pamundur të gjendesh aty dhe të mos i provosh të gjitha.

Muzik dhe kënaqësi

Sardenja ofron mundësi dhe alternativa të shumta argëtimi. Pushimet nuk kanë aspak kuptim pa muzikë të mirë, e cila sidomos tek të rinjtë përkthet në energji të mirë dhe adrenalinë.  Jeta e natës është shumë e pasur  me mundësi për tu dëfryer dhe shijuar magjinë e pushimeve dhe relaksin nën tingujt drithërues të muzikës. Sardenja është, mbi të gjitha, një destinacion tendence. Jeta e natës në ishull e kanë bërë të famshme këtë krahinë në të gjithë botën. Nga Costa Smeralda në Alghero, nga San Teodoro në Villasimius, ka shumë bare dhe klube nate që do t’ju bëjnë të kërceni deri në agim.

Një guidë turistike në Sardenjë! 2Pak më tutje , eksplorim dhe aventurë

Mund të zgjedhësh të  bësh gjueti nënujore ose të zgjedhesh të bësh një piknik eksplorues  nëse ke shpirtin e aventurës. Ndërsa për të gjithë të apasionuarit pas kulturës dhe historisë nëpërmjet këtij destinacioni turistik, ju mund të vizitoni  edhe vendet që ngërthejnë në vetvete shumë histori dhe detaje nga e kaluara.

Si të visheni në Sardenjë?

Për një grua, para se të niset për një pushime, pyetja e madhe është: çfarë të vendos të vesh? Në vendet turistike stili është më tepër veshje spartane dhe e rehatshme se sa veshje elegante. Të preferueshme janë që nga këmishat me mëngë të shkurtra, pantallonat e gjata lino për mbrëmje. Nëse është e mundur merrni me vete këpucë me thembra të zbuluara ose edhe sandale.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *