Detaji gazmor në fotografinë familjare të Beckham-ve
Shpërndaje

Fotoja e Krishtlindjes e familjes Beckham na solli një panoramë të bukur familjare që na tregoi rëndësinë e të qenit një familje e bashkuar. Të gjithë të veshur bukur pozuan në sfondin e një dhome dhe peme luksoze. Por ndjekësit e çiftit të famshëm në rrjetet sociale vunë re një detaj gazmor në këtë portret familjar. David Beckham shihet aty sesi është ngritur në majë të gishtave për mos u dukur më i shkurtër se djemtë e tij. Kaq mjaftoi që të nisnin ngacmimet ndaj ish fubollistit.