DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dha dorëheqjen papritur, habit menaxheri i Britney Spears: Ajo do të tërhiqet nga muzika

Shpërndaje

Vetëm pak ditë më parë Britney Spears humbi betejën ligjore për tu shkëputur nga kujdestaria e babait ( i cili prej 13 vitesh është administratori i pasurisë, karrierës dhe jetës së saj)

Por duket se kjo ngjarje  ka ndikuar edhe veprimin e fundit të menaxherit të yllit të muzikës. Larry Rudolph, menaxheri i Britney Spears prej 25 vitesh, ka vendosur të japë dorëheqjen. Ai ka shkruar një letër të cilën ia ka dorëzuar babait të Britney-t Jamie, ku sqaron se nuk kishte folur me të prej dy vitesh dhe se për cdo rast, ky vendim është i arsyeshëm duke pasur parasysh që edhe Britney vetë do të tërhiqet nga muzika.
Dha dorëheqjen papritur, habit menaxheri i Britney Spears: Ajo do të tërhiqet nga muzika 1
Ndërkohë mësohet se edhe avokati i saj, Samuel D. Ingham III, ka ndërmend të japë dorëheqjen. Ai konfirmoi se Britney ka frikë nga babai dhe se “ ka vendosur të mos performojë më nëse ai do të vazhdojë të drejtojë karrierën e saj.”

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *