DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Dhimbjet menstruale. A duhen trajtuar si normalitet apo si një mesazh nga trupi ynë?

Shpërndaje

Nga Danilo Zichichi

Gjatë atyre ditëve, lëreni të qetë!

Sa herë kemi dëgjuar fjali si kjo? Duket sikur gratë ndihen të sëmura çdo muaj për shkak të menstruacioneve, ndonjëherë të paafta për të vepruar edhe në aktivitetet më të thjeshta, për shkak të dhimbjes pak a shumë të përgjithësuar.

Por çfarë po na komunikon trupi ynë nëpërmjet këtyre simptomave?

Para së gjithash, zona në fjalë është ajo e një feminiliteti më të thellë, seksualiteti dhe riprodhimi.

Ditët e fluskit menstrual janë ato që pa dyshim dëshmojnë se subjekti është i një natyre femërore, edhe pse ndonjëherë sillet në të kundërt me një energji mashkullore, ndonjëherë edhe duke vepruar si një djalë.

Ajo që krijon simptomën është kontrasti, mungesa e harmonisë midis këtyre dy energjive, pra edhe një mosnjohje dhe pranim i feminitetit tek personi. Në përmbledhje mesazhi do të ishte: është e dhimbshme që të jesh një grua.

Ky besim mund ta ketë origjinën në një kohë të hershme, sjellje të përjetuara në fëmijëri, periudhë në të cilën vajza e re mund të ketë kuptuar se prindërit e saj do të preferonin ardhjen e një djali ose ata kanë shfaqur favorizim të dukshëm ndaj njërit prej fëmijëve, dhe është e mundur, në këtë rast, që sjellja e saj të ketë pasur tendencë të kënaqë pritshmëritë e nënës dhe babait, duke vepruar si djalë, dhe duke ndjerë shqetësim me ardhjen e menstruacioneve të para.

Ose mund të ketë si origjinë një konflikt me nënën, e cila konsiderohet një figurë femërore referimi dhe shembulli. Nëse ky konflikt do të ishte i rëndësishëm, vajza e re, duke u larguar nga prindi, mund të refuzonte të ishte grua, domethënë, të mos ndiqte gjurmët e nënës dhe të gjente veten ende në vështirësi në realizimin e të kundërtës.

Sidoqoftë, në thelb ka të bëjë me një vështirësi për të jetuar gjininë femërore në tërësi. Si rrjedhojë, mund të ketë pasoja, në disa raste, edhe me mundësinë e mbetjes shtatzënë dhe të marrjes së rolit dhe përgjegjësisë së një nëne.

Fluksi menstrual në vetvete nuk është një proces i dhimbshëm, ndonëse i bezdisshëm, dhe shumë gra mund të dëshmojnë për këtë. Gjetja e paqes me figurën femërore, pranimi dhe jetimi i saj për atë që ofron me të gjitha bukuritë dhe veçantitë e saj, është mënyra psikosomatike për të zbutur ose zgjidhur këtë shqetësim të bezdisshëm dhe të përsëritur.

Në këto raste refleksologjia e përdorur nga metoda REFLEX ZONES na lejon me trajtime specifike të rregullojmë ciklin menstrual dhe të eleminojmë të gjitha simptomat e dhimbjes që lidhen me të.

Kujdes! Edhe mungesa e një cikli menstrual për periudha të gjata duhet të zbërthehet me një kod të ngjashëm.  Nëse një femër nuk ka cikël menstrual për 6 muaj me radhë, kjo quhet amenorrhea. 

Kandidoza: çfarë duhet të bëni?

Kandida është një nga kërpudhat e cila normalisht është e pranishme brenda trupit tonë si miliona të tjerë “banorë” që ne mbartim edhe pa patur dijeni. Në kushte të caktuara, ajo shumohet në zona të caktuara të trupit tonë duke krijuar kruajtje, skuqje, shqetësime të ndryshme dhe në disa raste të rralla, vështirësi të theksuara. Zonat e trupit më të prekura janë: vagina, zorrët, mukoza orale (goja, faringu dhe ezofagu) dhe fshikëza.

Efektet e kandidiazës janë të pakëndshme në përgjithësi, si kruajtja dhe shqetësime të ndryshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për organet seksuale, sepse ato gjithashtu mund të ndikojnë në vetë marrëdhëniet ose marrëdhënien e një çifti në përgjithësi.

Kërpudhat, në tërësi, rriten dhe lulëzojnë në mjedis acidik: në fakt ato janë të pranishme me tepri në pacientët që i nënshtrohen cikleve të rënda të medikamenteve ose në prani të sëmundjeve të caktuara siç janë kanceri dhe diabeti. Stresi në veçanti është një nga shkaqet më të njohura të acidifikimit, kështu që çdo tension i shkaktuar nga prania e kandidas vetëm përkeqëson mjedisin në të cilin riprodhohet dhe jeton: një qen që kafshon bishtin e tij. Për të rifituar qetësinë, bëni meditim dhe një dietë alkaline së bashku me trajtime specifike me metodën REFLEX ZONES, të dobishme në këtë rast për të rikthyer ekuilibrin acid-bazë dhe për të pastruar trupin nga toksinat, për të krijuar një mjedis optimal për zhdukjen e çrregullimit.

Thënë kështu, kërpudhat, duke folur në mënyrë metaforike, janë parazitë që hanë, madje na hanë dhe jetojnë në kurrizin tonë. Pra, është sikur ndjehemi të shfrytëzuar në disa fusha të jetës sonë, sikur të mos ndjejmë ekuilibër në marrëdhënie, dhe barazi në raportet personale dhe të punës.

Nëse ajo shfaqet në zonat seksuale, është e qartë se është një shqetësim në lidhje me vetë aktin, por që ka pasoja në tërë marrëdhënien: në fakt një nga pasojat është ajo e bërjes së marrëdhënieve të vështira ose madje edhe pezullimit të tyre.

Nëse Kandida shfaqet në zorrë, ndonjëherë tregon shqetësime të ndryshme me dhimbje: këtu ne jemi në prani të emocioneve intensive të cilave nuk u jepen të drejtat e qytetarisë, d.m.th., ato as njihen dhe as shprehen. Në këto raste, metoda REFLEX ZONES ofron mundësinë e mjekimeve natyrale jashtëzakonisht të efektshme që shoqërohen qartë me trajtime të personalizuara.

Nëse, është e pranishme në mukozën e gojës – fryrja e famshme rreth gojës së fëmijëve tanë – ose ezofagut dhe faringut, tregon stres në të shprehurit e vetes, në të folurit për gjëra të rëndësishme për fëmijën, ose në ushqyerjen nga nëna. Ndoshta ka një tension në familje, diçka që nuk është veçanërisht e drejtë me prindërit ose vëllezërit / motrat që përfaqësojnë figurat më të spikatura brenda grupit të familjes.

Dhe në fund, nëse kandida është e pranishme në fshikzën e urinës, atëherë mund të flasim për pasiguri ose madje edhe frikë pas një situate në të cilën mund të ndjehemi të shfrytëzuar, ndoshta në vendin e punës, por jo vetëm.

Trajtimi i kandidës në mënyrë natyrale do të thotë të përpiqeni të zvogëloni nivelin e stresit dhe të balancës acido-bazike në përgjithësi. Rekomandohen meditimet, një dietë më pak aciditet (konsiderohen me aciditet të lartë mishi, sheqeri, alkooli), pushime relaksuese, dhe banjot e detit. Në rastin e stresit në çift, një nga këshillat më të vlefshme është të sqaroni nevojat dhe pritjet e njëri-tjetrit në mënyrë që të sqaroni çdo ndryshim dhe shqetësim relativ.

Rreth autorit :

Zichichi gëzon gradën doktor në shkencat e lëvizjes, i diplomuar pranë Universitetit të Palermos. Ai është i apasionuar prej kohësh pas fushës së shërimeve energjitike dhe natyrale, ku përdor teknika të ndryshme që i japin mundësinë personave të vënë në lëvizje burimet e veta për të gjetur ekuilibrin dhe mirëqenien personale. Trajtimet e refleksologjisë janë një fushë dhe term shumë i ri në Shqipëri dhe Dr. Zichichi është ndër të parët specialistë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *