DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Living

Diamantet perandorake ruse do të dalin në ankand në Gjenevë

Shpërndaje

Disa nga bizhuteritë dhe diamantet perandorake ruse të kontrabanduara jashtë vendit gjatë rezolutës së vitit 1917 do të dalin në ankand më datën 10 nëntor në Gjenevë.

Një diamant portokalli-rozë me peshë 25.62 karat, i vlerësuar nga 3.6 milionë deri në 5.38 milionë franga zvicerane i vendosur në një unazë, është një ndër thesaret që do shitet gjatë ankandit.

Ndërsa një palë vathë diamanti ngjyrë të bardhë, secili me një gur të varur me prerje katrore që peshon 25.88 karat, pritet të arrijë në 4.1 milionë deri në 5 milionë franga zvicerane, tha ai.

“Është shumë e rrallë të gjesh një palë të tillë në atë madhësi”, tha për “Reuters” Olivier Wagner, kreu i shitjeve dhe eksperti i bizhuterive në Sotheby’s Geneva.

Për koleksionistët nostalgjikë të gurëve të çmuar historikë, ky është çasti i duhur për të bërë zgjedhjen e duhur.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *